Telegrafi

Zyrtare: Liverpool i detyrohet kaq milionë euro Burnleyt

Liverpool ka konfirmuar se janë të detyruar të paguajnë si formë kompensimi rreth 6.5 milionë funte skuadrës së Burnleyt shkaku i Danny Ings.

Sulmuesi 23-vjeçar iu bashkua The Reds nga Burnley verën e kaluar, kur Brendan Rodgers ishte në krye të shtabit teknik të skuadrës, i cili fillimisht raportohej se ishte transfero i lirë.

Por, e vërteta ishte e kundërt dhe pas një mori seancash gjyqësore, tani Liverpooli është i detyruar të kompensojë skuadrën e Byurnleyt, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është e tëra, pasi që The Reds për çdo sukses të arritur skuadrës së Burnleyt duhet ti paguaj edhe një shumë prej 20% të vlerës së lartpërmendur.

Ndërkohë, Igns është duke rimarrë veten pas lëndimit të ligamenteve vitin e kaluar, ndërsa pritet të jetë i gatshëm sezonin e ardhshëm të Ligës Premier. /Telegrafi/