Telegrafi

Zyrtare: Lis Shoshi transferohet te klubi lituan

Pieno Zvaigzdes ka vendosur të riorganizojnë klubin duke nënshkruar me një basketbollist të Kosovës.

Shtatgjati i Sigal Prishtinës, Lis Shoshi ka kaluar te klubi lituanez së bashku me Osvaldas Olisevicius nga Gjermania.

Dyshja do të zëvendësojë Ryan Anderson dhe Julius Kazakauskas, ku ekipi vendosi të mos e mbajë Andersonin pas një periudhe prove, ndërsa kontrata me Kazakauskasin ka ndërpre marrëveshjen.

23-vjeçari Shoshi përfaqësoi Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Basketbollit të vitit 2019 dhe pasur një paraqitje të mirë kundër Lituanisë në nëntor të vitit të kaluar, duke shënuar dhjetë pikë dhe kishte katër kërcime.

Basketbollisti regjistroi një performancë edhe më të mirë në ndeshjen tjetër kundër Hungarisë, duke arritur “double-double” me 16 pikë dhe 11 kërcime.

Ndryshe, pejani ka kaluar edhe në disa klube amerikane dhe ka qenë i suksesshëm. /Telegrafi/