Futbollisti i ri i Kosovës, Lirim Kastrati ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e elitës së futbollit hungarez, Ujpest.
Futbollisti i rritur në akademinë e Romës, i cili së fundmi u paraqit në ekipin e të rinjve të Bolognas, u shpreh i lumtur për transferimin në futbollin hungarez.
“Shumë i lumtur të nënshkruaj me këtë klub të madh. Mezi po pres. Faleminderit shumë familjes time për mbështetjen dhe agjentin tim”, ka shkruar Lirimi në profilin e tij në Facebook.
Bemutatkozik legújabb igazolásunk, Lirim Kastrati!https://t.co/CKWFiB7n1v pic.twitter.com/R03nHVIsCE
— Újpest FC (@ujpestfc1885) July 22, 2020
Derisa në deklaratën e tij të dhënë për faqen zyrtare të klubit hungarez ai ka folur për karrierën e tij si i ri.
Ai tha se ka ardhur në një klub të shkëlqyer si Ujpest, ku pret të rritet si lojtar.
“Ndihem mirë që isha në gjendje të nënshkruaj me FC Ujpest. Kjo është një gjë e shkëlqyeshme për mua, pasi deri tani kam luajtur në ekipet e të rinjve në Itali, prandaj jam shumë i lumtur që kam mundur të ndërmarrë këtë hap shumë të rëndësishëm drejt futbollit të të rriturve. Me sa shoh kam ardhur në një ekip të shkëlqyeshëm. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje të arrijmë rezultate të mira me ekipin”, ka thënë ai. /Telegrafi/