Site icon Telegrafi

Zyrtare: Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish klubin e tij

Lirim Kastrati është kthyer në Lokomotiva Zagreb pas tri vitesh e gjashtë muajsh, ku kishte shkëlqyer me klubin kroat.

Sulmuesi anësori nga Kosova thuhet se kishte një ofertë edhe nga klubi i njohur hungarez, Ujpest, por e refuzoi.

“Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati kthehet në NK Lokomotiva! Lirimi vjen tek ne në formë huazimi nga hungarezët e FC Fehervar deri në fund të sezonit aktual. Mirë se erdhe Lirim!”, ka shkruar Lokomotiva në rrjetet sociale.

Kastrati këtë sezon ka bërë 19 paraqitje, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime për klubin hungarez të ligës së parë, por më së shumti ka dalë nga stoli dhe ka grumbulluar vetëm 693 minuta në fushë. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025, ndërsa Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 500 mijë euro.

Kastrati mbërriti në Lokomotivë në vitin 2017, ku luajti 89 ndeshje për të, shënoi 21 dhe asistoi 11 gola. Dinamo e pagoi atë 2 milionë euro në shkurt të 2020 dhe ai bëri 51 paraqitje me fanellën blu ku kishte katër gola dhe nëntë asistime.

Lexo po ashtu Zyrtare: Lirim Kastrati transferohet te Legia Warsawa

Gjatë asaj kohe, ai fitoi dy tituj kampioni dhe një Kupë të Kroacisë. Dinamo e shiti te Legia e Varshavës për 1.3 milionë euro vetëm një vit pas ardhjes së tij.

Ai ishte gjithashtu në Poloni për një vit, ku pas nënshkroi për Fehervarin si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.

Kastrati ka 17 paraqitje dhe një gol për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version