Sulmuesi shqiptar, Liridon Latifi është bërë me skuadër të re, duke u transferuar te skuadra më e trofeshme moldave, Sheriff Tiraspolit.
Liridon Latifi është larguar nga hungarezët e Puskas Academy pas dy viteve të kaluara tek ta.
Djaloshi nga Prishtina ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Moldavi tek një skuadër e njohur.
Bëhet fjalë për ekipin Sheriff Tiraspol që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Shqipërisë.
“Ekipi i FC “Sheriff” ka kënaqësinë të mirëpresë Liridon Latifin dhe i dëshiron vetëm fitore dhe ndeshje pa lëndime me bluzën e verdhë dhe të zezë të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit moldav.
Ndryshe, Latifi është akademi e skuadrës prishtinase, Flamurtari, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe Prishtinën dhe Skënderbeun. /Telegrafi/