Site icon Telegrafi

Zyrtare: Liridon Latifi kthehet në Shqipëri, nënshkruan me Vllazninë e Shkodrës

Liridon Latifi ka lënë futbollin hungarez dhe është rikthyer në Shqipëri, duke nënshkruar për Vllazninë e Shkodrës.

Sulmuesi anësor ishte pjesë e Puskas Akademi,  ku ishte nga viti 2017.

“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi”.

“Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara. Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Latifi ka luajtur më parë edhe te Flamurtari, Prishtina dhe Skënderbeu, ndërsa një vit e kishte kaluar te Sheriff Tiraspoli. /Telegrafi/

Exit mobile version