Telegrafi

Zyrtare: Liridon Berisha rinovon me Xamax

Liridon Berisha do të vazhdojë aventurën te Xamax në Superligën e Zvicrës.

Qendërmbrojtësi ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën zvicerane.

“I ardhur në verën e vitit 2021 nga SC Kriens, Liridon Berisha fitoi besimin e stafit dhe të mbështetësve të Xamax me paraqitjet dhe sjelljen e tij shembullore, duke marr edhe shiritin e kapitenit në pjesën vjeshtore. Ai luajti në të gjitha 18 ndeshjet”.

“Xamax është i kënaqur të bashkëpunoj me Berishën edhe për një sezon tjetër. Ndërkaq i uron paraqitje të mira në pjesën e dytë të këtij sezoni”, thuhet në njoftimin e Xamaxit.

Lojtari 24-vjeçar këtë sezon ka 19 paraqitje në të gjitha garat, ku ka bërë një asistim.

Të martën, Berisha është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të vitit 2021 në Challange League. /Telegrafi/