Klubet kosovare kanë vazhduar me përforcimet e radhës para fillimit të sezonit të ri.
Një prej tyre është edhe skuadra e Lirisë, e cila në sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë pasi që ka humbur statusin e të qenit ekip i Superligës.
Prizrenasit kanë sjell në radhët e veta disa futbollistë ndërsa së fundi kanë prezantuar edhe një portier që do të jetë për një vit te Arpagjik’t.
Bëhet fjalë për portierin shtatgjatë Elidon Selacin, i cili sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e klubit shqiptar të Kamzës.
“Elidon Selaci ( Kamza ) vjen si përforcim nga Superiorja e Shqipêris dhe do mbrojë portën tonë për sezonën 2019/2020”, njoftojnë bardhezinjtë.
Ndryshe, Liria ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të sjellin edhe lojtarë të rinj në rrugën për rikthim në ligën elitare të Kosovës. /Telegrafi/