Liria ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Fatjon Bunjakun.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, klubi prizrenas bëri të ditur se lojtari këmbëshpejtë është pjesë e tyre.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Lirisë:
Goditja e mbrëmjes
Bunjaku vishet bardhezi
Lojtari këmbëshpejtë, Fatjon Bunjaku, ka nënshkruar për Lirinë , në orët e mbrëmjes, të marten.
“Jam i lumtur për marrëveshjen.Shpresoj që bashkarishtë të ecim drejt sukseseve”, ka thënë ai pas nënshkrimit, duke shtuar se: ” për Lirinë, refuzova shumë skuadra, ngase këtu e duan dhe ndjejnë futbollin”.
Bunjaku ka shënuar 14 gola te Onix në edicionin që e lam pas.
Ndërkaq, Enis Gashi drejtor pohoi se:” dhe ditët në vazhdim priten prurje cilësore”. /Telegrafi/