Site icon Telegrafi

Zyrtare: Liria sjell tre futbollistë

Liria po vazhdon të përforcohet para fillimit të sezonit të ri të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Prizrenasit tashmë kanë sjell disa lojtarë në radhët e veta, por që edhe gjatë ditës së sotme kanë transferuar edhe tre të tjerë.

Fillimisht bardhezinjtë prezantuan qendërmbrojtësin e klubit shqiptar të Tomorit, Florijan Dacit.

Më pas u prezantua edhe mesfushori shqiptar i klubit gjerman të TUS Heven 09, Françesko Lamajt.

Në orët e fundit të ditës së sotme erdhi edhe përforcimi i tretë, Aldo Mitraj, qendërsulmuesi i shumë skuadrave superiore të Shqipërisë.

Theksojmë se më parë klubit i është bashkangjitur edhe Valon Bytyqi, Fatih Karahoda, Robert Gjeraj dhe disa lojtarë të tjerë.

Ndryshe, Liria në takimin e parë të kampionatit të ri do të ballafaqohet me Ballkanin e Suharekës. /Telegrafi/

Exit mobile version