Site icon Telegrafi

Zyrtare: Liria sjell edhe dy lojtarë, numri i transferimeve shkon në 16 futbollistë

Liria është skuadra më aktive në afatin kalimtar të verës në futbollin e Kosovës.

Prizrenasit pasi sollën ditëve të fundit Liridon Fetahajn si dhe Granit Osmanollajn, sot kanë prezantuar edhe dy lojtarë.

Bëhet fjalë për një portier si dhe një mesfushor që e dërgon numrin në 16 lojtarë të transferuar.

Në fakt, Drilon Hodaj rikthehet nga klubi i Ferizajit për të mbrojtur ngjyrat e klubit bardhezi.

Gjithashtu, Arpagjik’ve i është rikthyer edhe ish-lojtari i akademisë së Lirisë, Gentian Binishi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lirisë

Mësohet se Liria nuk e ka ndërmend të ndalet së përforcuari ekipin deri ditën së nesërme, kur përfundon afati kalimtar i verës.

Ndryshe, Liria sezonin e ri do ta fillojë para shikuesve të vetë, ku do ta pres skuadrën e rikthyer në Superligë. /Telegrafi/

Exit mobile version