Liria ka njoftuar zyrtarisht se e ka shkarkuar trajnerin Nedim Yigit.
Klubi prizrenas deri tek ky vendi erdhi shkaku i rezultateve të dobëta, pasi skuadra gjendet në vendin e fundit (10-të) me tetë pikë pas 13 xhirosh.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Lirisë:
Zyrtare:
Nedim Yigit, nuk është më kryetrajner i Lirisë
Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit.
Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta.
FC Liria, e falenderon trajnerin për punën e deritashme.
Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendorë. /Telegrafi/