Telegrafi

Zyrtare: Liria prezanton dy përforcimet e radhës, nënshkruajnë Hasani dhe Gjini

Liria e Prizrenit ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për edicionin e ri.

Skuadra prizrenase ka rënë nga elita e futbollit kosovar dhe tanimë është konsoliduar.

Me ardhjen e trajnerit Samuel Nikaj, Liria synon të rikthehet sa më parë në elitën e futbollit kosovar.

Liria ka vazhduar me përforcime dhe tanimë ka prezantuar mesfushorin prishtinas Korab Hasani.

Hasani ka qenë ndër lojtarët kryesor të trajnerit Samuel Nikaj edicionin e kaluar te Vushtrria.

Ndërkohë prezantimi i dytë është ai i sulmuesit Jurgen Gjini. /Telegrafi/