Liria e Prizrenit ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për edicionin e ri.
Skuadra prizrenase ka rënë nga elita e futbollit kosovar dhe tanimë është konsoliduar.
Me ardhjen e trajnerit Samuel Nikaj, Liria synon të rikthehet sa më parë në elitën e futbollit kosovar.
Liria ka vazhduar me përforcime dhe tanimë ka prezantuar mesfushorin prishtinas Korab Hasani.
Hasani ka qenë ndër lojtarët kryesor të trajnerit Samuel Nikaj edicionin e kaluar te Vushtrria.
Ndërkohë prezantimi i dytë është ai i sulmuesit Jurgen Gjini. /Telegrafi/