Telegrafi

Zyrtare: Liria nuk ndalet me prezantime, dy afrime dhe dy renovime

Liria po vazhdon të ofrojë lojtarë pas rikthimit në Superligën e Kosovës, ku kësaj radhe ka nënshkruar me dy lojtarë, ndërsa ka rinovuar kontratat me dy të tjerë që i kishte në skuadër.

I ardhur në këtë afër kalimtar është sulmuesi nga Namibia, John Petrus, ku sipas klubit prizrenas kemi të bëjmë me një lojtar kualitativ, njëherësh titullar standard i kombëtares.

“Sulmues me instikt vrasësi të cilin do të dëshironin ta kishin të gjitha klubet. Me kualitetin e teknikën e tij të lartë premton se do ta elektrizoj publikun prizrenas dhe jo vetëm atë”, thuhet në njoftimin e klubit për sulmuesi Petrus.

Po ashtu sot është prezantuar mbrojtësin Siyabonga Dube, që klubi e kishte paralajmëruar më parë si transferimi. Ai vjen nga Afrika e Jugut.

Po ashtu Liria ka rinovuar kontratat me dyshen Prins Tjiueza dhe Aprociuous Petrus, që ishin edhe vitin e shkuar pjesë e skuadrës.

Dyshja kanë vazhduar kontratat edhe për një vit tjetër me Lirinë, ndërsa Tijueza ishte shëndrruar në hit në Ligën e Parë me golat dhe lëvizjet e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Liria

“Mirëserdhët në qytetin e bukur të Prizrenit, përkatësisht në klubin e futbollit LIRIA. Ju dëshirojmë shumë sukses në kampionat”, thuhet në fund të komunikatës së klubit.

Prizrenasit që siguruar Superligën e Kosovës pasi ndeshjes së barazhit ndaj Ferizajt, duan të kenë një skuadër konkurruese.

Lirinë në Superligë do ta drejtojë trajneri turk Nedim Yigit. /Telegrafi/