Telegrafi

Zyrtare: Liria nënshkruan me Isa Eminhazirin

Liria ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin e njohur, Isa Eminhaziri.

Klubi prizrenas janë mobilizuar për të formuar një skuadër të fortë e cila i rikthen përsëri në Superligë.

Pas disa transferimeve në javën e fundit, Liria sot (e hënë) ka zyrtarizuar edhe një ardhje të re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Liria

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Rahoveci, Isa Eminhaziri, i cili në të kaluarën ka luajtur për shumë klube nga Kosova.

“Isa Eminhaziri (sulmues) nga sot pjesë e klubit Liria”.

“Ish lojtarë i shumë klubeve të Superligës (Vëllaznimit, Gjilanit, Drenicës, Kek-ut dhe Feronikelit) si dhe në Superioren e Shqipërisë (Besën e Kavajës dhe Teutën e Durresit)”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas. /Telegrafi/