Telegrafi

Zyrtare: Lindrit Kamberi vazhdon kontratën me Zurichun

FC Zurich ka njoftuar se mbrojtësi Lindrit Kamberi ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2028.

Lindrit Kamberi erdhi në Akademinë e FCZ nga FC Volketsëil në moshën 13 vjeçare, ndërsa në vitin 2018 ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale.

Pas dy huazimeve te FC Wil 1900 dhe FC Winterthur, ai tani është i rregullt në ekipin e parë, ku u shpall edhe kampion i Zvicrës.

24-vjeçari ka luajtur gjithsej 82 ndeshje zyrtare për ekipin profesionist FC Zurich dhe ka shënuar pesë gola.

Në sezonin aktual ai ishte në formacionin fillestar në 17 nga 18 ndeshjet e kampionatit.  /Telegrafi/