Telegrafi

Zyrtare: Lille transferon Angel Gomesin nga Unitedi

Foto: LOSC Lille/Twitter

Lille ka konfirmuar se ka transferuar Angel Gomesin nga Manchester United si transferim i lirë.

Djajtë e Kuq kishin tentuar të bindin lojtarin që të rinovonte kontratën, mirëpo nuk ishte një dëshirë e tillë.

Lojtari kishte kushtëzuar se dëshironte të luante në skuadrën e parë, por Ole Gunnar Solskjaer nuk e kishte preferuar këtë ide.

Kështu, Gomes vendosi që të kalonte te Lille edhe pse kërkohej nga Chelsea, Atletico Madridi dhe Arsenali.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën franceze, mirëpo që do të jetë në huazim te Boavista për edicionin 2020/21. /Telegrafi/