UEFA ka mbajtur video-konferencën e radhës me 55 vendet anëtare të saj, për të marrë vendime të reja rreth kampionateve.
Shtëpia e futbollit evropian ka marrë vendim edhe për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës se kur duhet të zhvillohen.
Fazat e fundit të dy garave të këtij sezoni raportohet se do të zhvendosen në korrik dhe gusht pasi pandemia e coronavirusit vazhdon të shkaktojë kaos në kalendarin e futbollit.
Dhe të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara për në qershor do të shtyhen deri në vjeshtë për të liruar rrugën për përfundimin e sezonit 2019/20.
Pavarësisht kësaj situate UEFA është e vendosur që ky sezon të përfundojë, çfarëdo qoftë kostoja ekonomike apo faktorë të tjerët.
Kampionatet dhe garat evropiane për klube pritet të zhvillohen deri në fund të gushtit. /Telegrafi/
All national team matches for men and women due to be played in June 2020 are postponed until further notice.
All other UEFA competition matches, including centralised international friendly matches, remain postponed until further notice.
Full statement: 👇
— UEFA (@UEFA) April 1, 2020