Telegrafi

Zyrtare: Liburn Shala rikthehet te Malisheva

Malisheva ka njoftuar se ka rikthyer në skuadër Liburn Shalën.

Shala që ishte pjesë e klubit malishevas në edicionin 2016/17, kishte kaluar më pas te Prizrenspor dhe Winner.

Liburni, sipas njoftimit të Malishevës, ka nënshkruar kontratë trevjeçare, derisa skuadra e tij e fundit ish A&N.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit (pa ndërhyrje):

??????? ????????? ??̈ ????̈??

Liburn Shala i lindur me 23.03.2003 në fshatin Banjë, rrugëtimin e tij në futboll e filloi në edicionin 2016/2017 me FC Malishevën, e më pas u transferua në klubin Prizrenspor dhe ?inner. Si 14 vjeqar Liburni ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës me U15.

Liburni derisa ishte pjesë e A&N, me gjeneratën U19 arritën të inkuadrohen në Superligën e Kosovës dhe ka luajtur vazhdimisht edhe me ekipin senior të A&N  në Ligën e Parë të Kosovës.

Liburni në vazhdimësi ka treguar cilësitë e një futbollisti shumë të talentuar, falë  angazhimit të tij maksimal, vullnetit për punë dhe pasionit të tij për futbollin karriera e tij në futbollin professional pa dyshim ka një të ardhme të sigurtë.

Klubi konfirmon se ka kompletuar marrëveshje tri vjeqare për transferimin e Liburnit nga A&N. Liburnit i urojmë suksese në karrierën e tij personale dhe në arritjen e objektivave tona të përbashkëta. /Telegrafi/