Telegrafi

Zyrtare: LG prezanton modelin e ri të fabletit, G Flex

LG G Flex do të vijë me procesorin quad core 2.26GHz Qualcomm Snapdragon 800, bashkë me Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM.
Për më shumë, telefoni i mençur i LG-së me vete sjell edhe 32GB memorie të brendshme, si dhe baterinë me 3,500 mAh, e cila është poashtu e lakuar, siç ishte paralajmëruar më herët.

LG G Flex sjell edhe dy kamera, atë të përparmen me 2.1 mega-piksel si dhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel për foto dhe video cilësore.

Karakteristikat tjera të LG G Flex përfshijnë edhe Android 4.2.2 Jelly Bean, lidhjet për rrjetet LTE-A, Bluetooth 4.0, USB 3.0, NFC dhe 802.11 a/b/g/n/ac WiFi, ndërsa pajisja nuk do të ketë asnjë buton në pjesën e përparme të saj.

LG G Flex do të vijë me ekranin e lakuar në diagonalen prej 6 inç, ndërsa “thyerja fizike” e ekranit do të jetë vertikale nga lart-poshtë, që është pak më ndryshe se sa modeli rival i telefonit të Samsung, Galaxy Round, të cilën kompania jug-koreane e ka prezantuar së fundmi.

LG ka thënë gjithashtu se G Flex vjen me teknologjinë ‘e vetë-shërimit ‘, i cili është një film i veçantë mbrojtës në pjesën e prapme të pajisjes, e cila duket se do të heqë çdo gërvishtje në pjesën e prapme të mbështjellësit të pajisjes së avancuar mobile.

Debutimi i LG G Flex muajin e ardhshëm do të paraqitet tek shumica e telefonive mobile në Korenë e Jugut, ndërsa ende nuk dihet asgjë për çmimin e mundshëm të cilin duhet ta paguajë blerësi. / Telegrafi /