Leutrim Islami është transferimi i radhës i Prishtinës për sezonin 2024/25.
Sulmuesi anësorë bashkohet me Prishtinën pas aventurës te Fushë Kosova, derisa më herët ka qenë pjesë e Flamurtarit.
24-vjeçari është shprehur shumë i lumtur që do ta vesh fanellën e klubit bardhekaltër.
“Kënaqësi dhe privilegj të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është nder për mua që do të barti fanellën e klubit bardhekaltër”.
“Premtoj se do të jap maksimumin për klubin, për “Plisat”. Shpresojë së bashku t’i arrijmë synimet e ekipit”, tha Islami. /Telegrafi/