Telegrafi

Zyrtare: Leotrim Rexhepi rikthehet te Ferizaj

Leutrim Rexhepi është larguar nga Drita pas katër viteve qëndrim në skuadrën gjilanase.

Portieri ferizajas është rikthyer në qytetin e lindjes për tu prezantuar tek skuadra e qytetit të tij, FC Ferizaj.

Ka qenë faqja zyrtare e Ferizajt e cila ka prezantuar afrimin e gardianit për sezonin 2022/23.

“Portieri ferizajas Leutrim Rexhepi i cili ishte pjesë e klubit FC Drita nga Gjilani, sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Rexhepi do të jetë gardiani i portës së klubit tonë për sezonin 2022/23″ thuhet në njoftimin e Ferizaj.
Rexhepi ishte një nga më meritorët në vitin 2018 ku skuadra e Dritës u shpallë kampion pas 15-të viteve.
Ndeshja e fundit e Rexhepit me Dritën ishte në finalen e Kupës së Kosovës, ku gjilanasit u mposhtën nga Llapi me rezultat 1-2 pas 90  minutave në Fadil Vokrri. /Telegrafi/