Leonit Abazi do t’i mbrojë ngjyrat e Ballkanit për tre vitet e ardhshme.
Mbrojtësi i majtë që mund të luajë edhe në krah të sulmit është prezantuar sot nga kampioni aktual i Kosovës.
Abazi në tre vitet e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin kosovar.
“Leonit Abazi, e forcoi krahun e majtë të ekipës tonë. Nga sot do të veshet portokalli!!”.
“Ai do jetë pjesë e klubit për 3 vitet e ardhshme. Abazi ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave të mëdha si në Superiore ashtu edhe në Superligë, i cili edicionin e kaluar ishte te Prishtina”.
“Më parë, Abazi, ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë. Na priftë e mbara Leonit, bashkë drejt shumë sukseseve të mëdha!”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/