Telegrafi

Zyrtare: Leonard Mekaj rikthehet tek KB Peja

Basketbollisti pejan Leonard Mekaj është bashkuar me Pejën pas një aventure te Golden Eagle Ylli.

Lojtair është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe nga ndeshja ardhshme është i gatshëm te paraqitet.

Mekaj tani 25 vjeçar ka luajtur për Prishtinën, RTV 21 dhe së fundmi ishte te Golden Eagle Ylli, për tu rikthyer te Peja ku e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës.

Ai ka qenë i ftuar disa herë edhe nga Kosova.

Peja zë vendin e tretë me 23 pikë. /Telegrafi/