Burnley e kanë bërë Aaron Lennonin blerjen e dytë në afatin kalimtar të janarit.
30-vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë në Turf Moor, ndërsa shuma e transferimit nga Evertoni ende nuk është bërë e ditur.
Lenon u largua nga Evertoni pasi ditë më parë ata transferuan The Walcotin nga Arsenali dhe kështu atij iu limituan minutat në fushë.
Anglezi ishte afër Burnleyt edhe në verë, por marrëveshja dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe ai mbeti në Goodison Park.
Lenon ishte pjesë e Spurs për dhjetë sezone dhe kishte shënuar 26 gola në 266 paraqitje. Ndërsa me Evertonin shtatë gola në 65 paraqitje në Ligën Premier.
Por, anësori karrierën e filloi te Leeds Unitedi në vitin 2003.
Anësori te Burnley ka marrë numrin 25 në fanellë. /Telegrafi/