Telegrafi

Zyrtare: Leicester City thyen rekordin e klubit me transferimin e belgut Tielemans

Youri Tielemans (Foto: Leicester City/Twitter)

Leicester City ka nënshkruar në mënyrë të përhershme me mesfushorin Youri Tielemans nga Monaco.

Reprezentuesi belg u bashkuar Dhelprat në një marrëveshje të përhershme të hënën pas një huazimi jashtëzakonisht mbresëlënës nga janari.

Kështu, Tielemans do të jetë lojtar i ri i Leicesterit nga sezoni 2019/20 duke nënshkruar një kontratë të vlefshme për katër vite.

Transferimin e tij të përhershëm e ka zbuluar vet klubi anglez me anë të faqeve zyrtare.

“Leicester City ka rënë dakord me AS Monaco për transferimin e mesfushorit Youri Tielemans për një tarifë të pazbuluar”.

“22-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare pas një huazimi shumë mbresëlënës gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar”, thuhet në njoftimin e Leicesterit.

Edhe pse ish-kampioni i Anglisë nuk zbuloi shifrën e transferimit, sipas mediave angleze Leicesteri e ka thyer rekordin e klubit duke paguar 40 milionë funte. /Telegrafi/