Leicester City ka konfirmuar Craig Shakespearen si trajner të ri.
Shakespeare erdhi në gjysmë të sezonit si zëvendësues i Claudio Ranierit, por pati sukses duke e ngritur formën e skuadrës.
Kjo i ka pëlqyer shumë drejtuesve të “Dhelprave” që e kanë konfirmuar si trajner të ri të skuadrës për sezonin e ri.
“Craig Shakespeare është emëruar si trajner i përhershëm i Leicesterit, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e klubit.
I lumtur me nënshkrimin e kontratës është shprehur edhe trajneri anglez. /Telegrafi/
BREAKING: #lcfc confirm the appointment of Craig Shakespeare as First Team Manager: https://t.co/Ub4u9YqsnZ pic.twitter.com/LcGHppvsuR
— Leicester City (@LCFC) June 8, 2017