Ashtu siç ishte raportuar prej disa ditësh, trajneri i ri i Partizanit është Mark Luliano.
Italiani është zyrtarizuar nga klubi nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut, ku njofton se prezantimi i tij do të bëhet të mërkurën.
“TE MERKUREN, KLUBI PREZANTON TRAJNERIN E RI PER SEZONIN 2017 – 2018. Në një konferencë për shtyp, e cila do të organizohet paraditen e së mërkurës në ambientet e klubit, datë 26 korrik, ora 11:00, Mark Iuliano dhe ndihmësi i tij Alexandro Dossena do të prezantohen zyrtarisht përpara medieve”, – shkruhet në postimin përkatës.
Luliano është zgjedhur nga drejtori i përgjithshëm i “Demave të kuq”, Luciano Moggi, i cili ka marrë gjithçka përsipër për të ndërtuar një Partizanin të fortë për sezonin e ardhshëm futbollistik.