Leci në vitin 2010 kalon në skuadrën e njohur suedeze të Superligës, Kalmar për të cilën luan për dy vite dhe për një sezon paraqitet në Kupat evropiane. Në edicionin e fundit 2012/13, Leci paraqitet për skuadrën e Ligës së parë, Landskrona Boys, me të cilën i ka skaduar kontrata para disa ditësh.
“Në Landskrona më është skaduar kontrata, ndërsa nuk kam mundur të bije dakord në aspektin financiar me disa ekipe që më kanë kërkuar, por edhe nuk kanë qenë skuadra të nivelit të lartë çfarë kërkoj. Jam kthyer për pushime dhe pas bisedave edhe me familjen, vendosa që të rikthehem në këta gjashtë muaj për Prishtinën”, ka thënë Liridon Leci.
“Është ndjenjë e mirë të kthehesh në Prishtinë ku edhe e njoh ambientin. Për mua nuk ka telashe pasi jam mësuar me ambiente në shumë skuadra. Tani dua të kem një titull me Prishtinën. Për gjashtë muaj jam sigurt në Prishtinë, pastaj do të shohim, të bëjmë më të mirën për klubin e më vonë do të shohim se si do të ecin punët”, ka thënë për fund, futbollisti i kthyer nga kampionati suedez në Superligën e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/