LeBron James edhe zyrtarisht i është bashkuar Los Angeles Lakersit.
Basketbollisti amerikan ka braktisur radhët e Cleveland Calavaliers si lojtar i lirë për të nënshkruar me klubin e ri.
Ylli i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me vlerë 154 milionë dollarësh.
LeBron is a Laker. Here’s how we got here. https://t.co/tk6QjWSEJI
— Los Angeles Lakers (@Lakers) July 10, 2018
“Ky është një moment historik,” tha menaxheri i përgjithshëm i Lakers, Rob Pelinka duke shtuar se “kjo do të shërben për atë që ne po ndërtojmë këtu”.
Ish-lojtari i Los Angelesit, Magic Johnson e cilësoi James “si lojtarin më të mirë në botë”.
Kujtojmë se 33-vjeçari ka fituar tre tituj të kampionit me Cleveland dhe Miami Heat. /Telegrafi/