Leart Paqarada është bërë me skuadër disa javë pasi njoftoi largimin nga Sandhausen.
Pas gjashtë viteve të kaluara në Sandhausen, Paqarada u largua nga kjo skuadër për një aventurë të re.
Megjithatë reprezentuesi kosovar ka mbetur edhe më tej pjesë e futbollit gjerman, pasi i është bashkuar skuadrës së famshme gjermane St Pauli.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me këtë skuadër ku do të mbajë veshur fanellën deri më 30 qershor të vitit 2023.
St Pauli po planifikon ta përforcojë skuadrën dhe synimi i tyre kryesor edicionin e ardhshëm është të rikthehen në Bundesliga.
Herzlich Willkommen am Millerntor, Leart! ☠️♥️
Alle Infos und Stimmen zur Verpflichtung von Leart #Paqarada findet Ihr hier. ??#fcsp | #MoinLearthttps://t.co/rrcqytUwqg
— FC St. Pauli (@fcstpauli) August 2, 2020
Në edicionin e fundit në Bundesliga 2, Paqarada zhvilloi 32 ndeshje me Sandhausenin duke shënuar një gol e duke bërë pesë asistime.
Reprezentuesi kosovar llogaritet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të majtë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Paqarada e filloi karrierën në Werder Bremen para se të kalonte te Bayer Leverkusen ku luajti për të gjitha grupmoshat.
“Gjatë diskutimeve që patëm me ata që bisedova më dhanë besim dhe vlerësim shumë të madh”.
“St Pauli është një klub tradicional me tifozë të jashtëzakonshëm dhe ndeshjet në këtë stadium janë fantastike”.
“Unë jam i lumtur për këtë nënshkrim dhe gati për hapin e ri në karrierën time”, tha mbrojtësi kosovar në momentin e prezantimit. /Telegrafi/