Telegrafi

Zyrtare: Lazio transferon Nanin

Luis Nani ka lënë kampionatin spanjoll, La Liga për tu transferuar te ai italian, Serie A.

Anësori portugez, Luis Nani ka vendosur të shijon edhe një kampionat tjetër ku nuk ka luajtur më parë.

Nani ka vendosur t’i bashkohet kampionatit italian, Serie A për një përvojë të re.

Portugezi i është bashkuar skuadrës italiane, Lazio nga Valencia si huazim një vjeçar me të drejt blerje.

Nani më parë ka luajtur edhe në Portugali te Sportingu, në Angli te Manchester Unitedi dhe Turqi te Fenerbahce. /Telegrafi/