Simone Izaghi është prezantuar si trajner i Lazios.
E mbylli sezonin si trajner i Lazios, u largua për t’i bërë vend një emri të njohur si Marselo Bielsa, por sot ka rimarrë drejtimin e Lazios.
Klubi kryeqytetas e rinis nga Simone Inzaghi, i cili nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe, por ia doli shumë mirë në javët e fundit të sezonit, duke riorganizuar një skuadër të shkatërruar.
Tani Igli Tare e ka prezantuar si trajnerin e ri dhe nuk do të jetë më i përkohshëm.
“Po prisja të shkoja te Salernitana, por jam gati për Lazion, isha gati që në maj. Tani duhet të kapim Evropën”, tha Inzaghi pas prezantimit.