Lazio ka lëshuar një deklaratë ku ka konfirmuar që Simone Inzaghi po largohet, por nuk ia ka përmendur as emrin.
Kontrata e Inzaghi me këtë klub do të skadojë më 30 qershor dhe sipas mediave italiane një natë më parë ai kishte rënë dakord ta zgjaste qëndrimin e Lazio deri në qershor 2024.
Sidoqoftë, sot Interi i kishte bërë një propozim të ri duke ia dyfishuar pagat për të udhëhequr kampionët e Serie A.
Sipas mediave presidenti, Claudio Lotito, është përpjekur që të ndryshojë mendimin, por nuk ia ka arritur.
Lazio më në fund e ka pranuar që e ka humbur Inzaghin, duke lëshuar një deklaratë të shkurtër për largimin e tij, duke mos ia përmendur as emrin.
“Ne respektojmë ndryshimin e mendimit të një trajneri dhe, para kësaj, të një lojtari që për shumë vite ka qenë i lidhur emrin e tij me familjen e Lazio dhe sukseset e shumta me Biancocelestët”, shkruan në komunikatën e Lazios.
Nota della Società
➡️ https://t.co/4kqRWhbWAz pic.twitter.com/xR75ZJr1lT
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 27, 2021
Interi pritet të zyrtarizojë Inzaghin si trajnerin e tyre të ri me një kontratë dy-vjeçare ku do të fitojë 4 milionë euro në sezon. /Telegrafi/