Interi ka bërë të ditur se Lautaro Martinez ka nënshkruar marrëveshje të re.
Kubi italian e zgjati bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas deri në vitin 2029.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez”, thuhet në njoftimin e Nerazzurëve.
“Sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029”.
Martinez ishte fantastik sezonin e kaluar, duke ndihmuar Interin që të fitojë Sccudetton me shënimin e 24 golave dhe gjashtë asistimeve.
Sulmuesi argjentinas do të fitojë nëntë milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit. /Telegrafi/
“Esta es la historia de un toro y una serpiente” 🐂🐍📚
Juntos 🤝🖤💙#ForzaInter #Lautaro2029— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 12, 2024