Telegrafi

Zyrtare: Laurent Blanc emërohet trajner i ri i Al Ittihad

Klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit francez Laurent Blanc.

Al Ittihad shkarkoi së fundmi trajnerin e tyre Marcelo Gallardo, pasi ekipi i tyre dështoj ta fitojë titullin e ligës saudite apo Kupën.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk kanë qëndruar duarkryq dhe tashmë kanë emëruar pasuesin e Gallardos.

Lexo po ashtu Al Ittihad synon katër transferime të mëdha gjatë kësaj vere

Bëhet fjalë për trajnerin e njohur francez, Laurant Blanc, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

“Mirë se vini në Al-Ittihad, trajneri Laurent Blanc”, shkruan shkurtimisht në postimin e Al Ittihad.

 

Te Al Ittihad, Blanc do të gjejë yje si Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabino, Jota dhe Luiz Felipe.

Blanc në të kaluarën ka drejtuar edhe klube tjera si Bordeaux, Paris Saint-Germain, Al-Rayyan, Lyon dhe kombëtaren e Francës për një kohë.

Klubi i fundit i tij ishte Lyoni, ku u shkarkua brenda një viti shkaku i rezultateve jo të mira. /Telegrafi/