Site icon Telegrafi

Zyrtare: Lampard largohet prej New York Cityt

Ka përfunduar epoka e mesfushorit Frank Lampard te skuadra amerikane New York City.

Futbollisti me anë të një njoftimi në Instagram ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e klubit.

Lampard ishte transferuar në New York në qershor të vitit të kaluar, derisa kontrata e tij ka pasur afat deri në fund të këtij viti.

Mesfushori 38 vjeçar ka thënë se shumë shpejt do ta qartësojë të ardhmen e karrierës së tij nëse do të pensionohet apo do të vazhdojë të luajë për ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version