Telegrafi

Zyrtare: Lampard emërohet trajner i përkohshëm i Chelseat

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht emërimin e legjendës, Frank Lampard, deri në fund të sezonit si trajner i përkohshëm.

Blutë e Londrës e shkarkuar javën e kaluar trajnerin Graham Potter pas rezultateve të dobëta në thuajse gjysmë sezoni.

Megjithatë, drejtuesit e klubit londinez nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë gjetur shpejt pasuesin e tij.

Por, Chelsea ka vendosur të emëroj një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit dhe jo një trajner me kontratë disavjeçare.

Bëhet fjalë për legjendën e klubit, Lampard, i cili e drejtoi ekipin para disa vitesh.

“Chelsea FC njofton se Frank Lampard është emëruar menaxher i përkohshëm deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Bluve. /Telegrafi/