Telegrafi

Zyrtare: Lallana kompleton kalimin te Brighton

Foto: Brighton

Brightoni ka konfirmuar se e kanë transferuar zyrtarisht Adam Lallanan si lojtar të lirë.

Mesfushori anglez ishte pjesë e Liverpoolit dhe kishte vazhduar kontratën me The Reds vetëm për një muaj, kohë kjo për përfundimin e edicionit 2019/20.

32-vjeçari u largua nga skuadra që drejtohet prej Jurgen Kloppit si kampion i Ligës Premier, derisa ka bërë edhe 34 paraqitje për Anglinë.

Lallana te Brightoni do të ketë numrin 14 në fanellë, duke nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin.

Lojtari kishte kaluar te Liverpooli nga Southamptoni në vitin 2014, derisa në këtë verë u largua si i lirë. /Telegrafi/