La Liga është pezulluar për të paktën dy javë për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
La Liga dhe Segunda në marrëveshje me AFE (Shoqata e Lojtarëve) kanë vendosur të pezullojnë të gjitha ndeshjet në dy ligat kryesore të Spanjës për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
“Duke marr parasysh rrethanat e njohura këtë mëngjes, duke iu referuar edhe karantinës së vendosur nga Real Madridi dhe pozitave të tjera te lojtarët nga klubet e tjera, La Liga konsideron se rrethanat janë tashmë për veprim kundër COVID- 19”.
Official statement.
LaLiga confirms suspension of the competition for Matchdays 28 and 29.
? https://t.co/8PugprnNoP pic.twitter.com/lkAlD64WUA
— LaLiga English (@LaLigaEN) March 12, 2020
“Rrjedhimisht, në përputhje me masat e përcaktuara në Dekretin Mbretëror 664/1997 të 12 majit, La Liga pranon të pezullojë të paktën dy raundet e ardhshme “, thuhet në komunikatë.
“Vendimi do të rivlerësohet pas përfundimit të karantinave të përcaktuara në klubet e prekura dhe situatat e tjera të mundshme që mund të shfaqen”.
“La Liga, si organizatore e garës, i ka njoftuar edhe autoritet tjera RFEF, CSD dhe klubet”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përfshin anulimin e ndeshjeve të planifikuar të enjten mes Real Madrid dhe Eibar, si dhe atëtë së shtunës mes Mallorcas dhe Barcelonës. /Telegrafi/