Nëse është një super-skuadër që LeBron James e donte, është një super-ekip që ai ka tashmë.
Los Angeles Lakers më në fund e transferuan Russell Westbrook që shkoi në Kaliforni pasi kampionët e NBA në vitin 2020 ranë dakord për një marrëveshje të madhe me Washington Wizards.
Marrëveshja nënkupton që Lakers të LeBron James marrin Westbrook, ndërsa Wizards marrin Kyle Kuzma, Kentavious Caldëell-Pope, Montrezl Harrell.
Sipas Shams Charania të Athletic dhe Adrian Wojnarowski të ESPN, marrëveshja përfshin gjithashtu një zgjedhje të raundit të dytë në vitin 2024 dhe 2028 edhe për Lakers.
Pavarësisht mburrjes me një ekip të mbushur me yje i cili përfshinte Anthony Davis, Andre Drummond, Montrezl Harrell, Kyle Kuzma, Markieff Morris, Dennis Schroder, Marc Gasol, Alex Caruso, Kentavious Caldëell -Pope dhe – natyrisht – LeBron James – skuadra e Los Agegles nuk arriti të kalonte tutje, pasi u eliminuan në raundin e parë të Konferencës Perëndimore.
Statistikat e Westbrook për sezonin 2021:.
Ai e përfundoi sezonin me një mesatare prej 22.2 pikë, 11.5 kërcime dhe 11.7 asistime në lojë.
Westbrook gjithashtu gjuajti 43.9 për qind nga loja e hapur dhe 31.5 për qind nga zona e afërt.
Në mënyrë të pabesueshme, ai ende mban një mesatare trefish të dyfishtë gjatë gjithë karrierës së tij 13-vjeçare në NBA. /Telegrafi/