Kushtrim Gashi do të paraqitet në kampionatin elitar të Malit të Zi në edicionin 2024/2025, pasi është prezantuar te klubi ulqinak Otrant Olympic.
Mesfushori Gashi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Ulqinit, Otrant Olympic.
“KF Otrant-Olympic në negociata me lojtarin Kushtrim Gashi, i cili arrin nga Prishtina si lojtar i lirë arrijmë marrëveshjen që Kf Otrant-Olympic dhe Kushtrim Gashi të bajnë kontratën një vjeçare”, shkruhet në faqen e klubit.
Gashi së fundi ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa ka luajtur edhe për Ballkanin e Suharekës.
Mesfushori pejan u largua nga Prishtina pas dy vitesh qëndrim, ku fitoi Kupën e Kosovës. /Telegrafi/