Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kushtrim Gashi, lojtar i ri i Ballkanit

Klubi i Ballkanit ka zyrtarizuar transferimin e ri, mesfushorin Kushtrim Gashi.

Ballkani ka vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, duke nënshkruar fillimisht me trajnerin Ismet Munishi pastaj edhe me lojtarët Durim Gashi.

Sot (e enjte), Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e Arbër Hoxhaës nga Prishtina, ndërsa vetëm disa orë më vonë edhe një transferim të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ballkanit

Bëhet fjalë për mesfushorin pejan, Kushtrim Gashi, i cili në sezonin e fundit ishte te Vëllaznimi i Gjakovës.

“Mirë së vjen Kushtrim Gashi”, shkruar në njoftimin e Ballkanit në Facebook.

Në videot e bashkangjitur shihet lojtari, i cili nënshkruan kontratën dhe tregon se do të jetë lojtar i ri i Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version