Klubi kryeqytetas ka transferuar sulmuesin Kreshnik Lushtakun.
Drejtori i klubit Afrim Muçiqi ka konfirmuar për Koha Ditore se lojtari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Plisat”.
Lushtaku së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Trepçën ’89 dhe Drenicën.