Telegrafi

Zyrtare: Kreshnik Lushtaku i bashkohet Feronikelit

Sulmuesi i njohur nga Skenderaj, Kreshnik Lushtaku, sot është prezantuar zyrtarisht nga drejtori sportiv i Feronilekit, Artan Berisha.

“Sulmuesi i njohur Kreshnik Lushtaku, sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga drejtori sportiv Artan Berisha në ‘Rexhep Rexhepi’.

Sulmuesi 23-vjeçar vjen nga Skenderaj dhe së fundi ka luajtur për skuadrën e këtij qyteti, Drenicën”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Lushtaku në të kaluarën ka vesh edhe ndërresën e Trepçës`89, Prishtinës dhe në Shqipëri ishte tek Vllaznia e Shkodrës.

Cilësi e Lushtakut është shpejtësia dhe një teknikë e veçantë në lojë.