Telegrafi

Zyrtare: Krajnovic largohet prej Bashkimit

Bashkimi do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike.

Portokallezinjtë janë mysafirë të skuadrës shqiptare të Durrësit, Teutën, i cili takim zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Por, kampionët në fuqi të Kosovës do të paraqiten pa trajnerin e gjertanishëm Krunoslav Krajnovic.

Ky i fundit merret vesh se ka shkëputur marrëveshjen me klubin prizrenas pas rezultateve të dobëta të arritura në këtë sezon dhe mos investimet në klub.

Ekipin në garën ndërkombëtare do ta udhëheqin Artan Kurti, drejtori sportiv si dhe ndihmësit e strategut të gjertanishëm të ekipit.

Ndryshe, Krajnoviq pati marrë drejtimin e Bashkimit para fillimit të këtij edicioni dhe të martën nuk ka dashur të flasë për këtë çështje. /Telegrafi/