Kosovare Asllani ka nënshkruar tashmë zyrtarisht me klubin CD Tacon, i cili nga sezoni e ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid.
Mesfushorja kreative nga Kosova është bërë ‘galaktikja’ e parë e nënshkruar nga Real Madridi.
Transferimi i saj në kryeqytetin spanjoll është konfirmuar nga vet lojtarja, por edhe nga klubi.
Tacon ka bërë zyrtarisht nënshkrimin e reprezentueses së Suedisë, Kosovare Asllani, e cila ka qenë njëra nga yjet e Kupës së Botës në Francë, ku fitoi medaljen e bronztë me ekipin e saj kombëtar.
🇪🇸 Proud to announce that I’ll be the first official signing for Real Madrid/Cd Tacon.
Excited to write history, to help build and be part of this teams journey from the very start.
It’ll be a dream to wear the most beautiful jersey in the world starting next season. HALA MADRID pic.twitter.com/QnJDSE8wqH— Kosovare Asllani (@KosovareAsllani) July 18, 2019
“Krenar për të njoftuar se do të jem nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madrid/ CD Tacon”.
“Jam e emocionuar për të shkruar historinë, për të ndihmuar ndërtimin dhe të jem pjesë e këtij udhëtimi të ekipit nga fillimi”.
“Do të jetë një ëndërr për të veshur fanellën më të bukur në botë nga sezoni i ardhshëm, HALA MADRID”, ka shkruar Asllani në Twtter.
https://twitter.com/CD_Tacon/status/1151837630939705345
Në anën tjetër, klubi spanjoll ka qenë i shkurtër në njoftimin e tyre.
“Kosovare Asllani është futbollistja jonë e re”, shkruar në njoftimin e Tacon. /Telegrafi/