Kosova do të luaj me fanella të bardha kundër Kroacisë në ‘Loro Boriçi’.
Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë si vendës, kur në Shkodër do të takohet me Kombëtaren e Kroacisë.
Kosova nga kompania Kelme ka marrë tri palë fanella dhe kundër Kroacisë mund të zgjedh pasi është vendas.
Zyrtarisht mësohet se Kosova do të luaj me fanella të bardha.
Ato janë fanellat e dyta të Kosovës, ndërsa fanellat e treta janë ato me ngjyrë të verdhë. /Telegrafi/