Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kosova pjesë e kualifikimeve për EURO 2018 (Foto)

Federata Evropiane Kosovën e ka vënë në vazon e tretë të garave të grupeve parakualifikuese për EURO 2018 qe fillojnë te zhvillohen ne muajin tetor dhe nëntor 2014, pastaj ne muajin prill, maj dhe qershor (shih dokumentin: Draw Procedure M EURO 2018 Q-P 1)

Vazot e paraqitura të Përfaqësueseve sipas rejtingut të EHF-it për tërheqjen e shortit më 22 korrik 2014 që do të bëhet në selin e EHF-it në Vjenë:

Vazo e parë: Greqia, Estonia, Rumunia

Vazo e dytë: Belgjika, Italia, Luksemburgu

Vazo e tretë: Gjeorgjia, Kosova, Qipro

Dhe pastaj formohen grupet A, B dhe C (nga secila vazo nga një përfaqësuese).

Federata Evropiane Kosovën e ka vënë në vazon e tretë të garave të grupeve parakualifikuese për EURO 2018 qe fillojnë te zhvillohen ne muajin tetor dhe nëntor 2014, pastaj ne muajin prill, maj dhe qershor

Kuptohet secila Përfaqësuese luan me secilen nga dy ndeshje (vajtje-ardhje), dhe fituesi i grupit fiton të drejtën të takohet me njërën nga Përfaqësueset e tri grupeve që janë të renditura në vendin e 4-të gjatë garave kualifikuese për EURO 2016. Ndeshejt suplementare do te zhvilloheshin më 6/7 respektivisht 10/11 prill 2015, dhe fituesi pastaj do ti bashkangjitej garave kualifikuese të Fazës së dytë për EURO 2018.

Në kualifikmet për EURO 2018 janë paraqirur gjtthsej 38 Përfaqësuese.

Në pjesen finale do te kualifikohen 15 skuadra, dhe Përfaqësesja nikoqire e EURO 2018. /Telegrafi/ 

Exit mobile version